Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Ministri i Drejtësisë: Shqiptarët e dinë shumë mirë kush kërkon asgjësimin e SPAK. Opozita e ka të pandehurin në ballin e saj
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari duke replikuar në Kuvend me deputetë të opozitës, ka thënë mes të tjerash se qytetarët shqiptarë e dinë kush kërkon asgjësimin e SPAK dhe kush anatemon institucionet e reja të drejtësisë. Lamallari tha gjithashtu se Reforma në Drejtësi është mbështetur dhe vënë në jetë prej Partisë Socialiste dhe se po punohet për forcimin e standardeve dhe institucioneve të drejtësisë. Më poshtë pjesë nga fjala e ministrit Lamallari në Kuvend. Viti i ardhshëm shënon një moment të rëndësishëm në historinë e shtetit shqiptar. Plot dhjetë vite nga miratimi i Reformës në Drejtësi, një nismë kombëtare e cila i dha jetë institucioneve të reja të drejtësisë. Përvecse një nevojë ulëritëse kombëtare për më shumë drejtësi, reforma, me gjithë kundërshtitë, përpjekjet për ta...