U rrëzua dhe përplasi kokën me bordurat e bulevardit, humb jetën 50-vjeçarja

U rrëzua dhe përplasi kokën me bordurat e bulevardit, humb jetën 50-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Vlorë. Një grua rreth moshës 50 vjeç duke ecur në bulevardin “Ismail Qemali” është rrëzuar përtokë dhe fatkeqësisht ka humbur jetën. Vdekja dyshohet se i ka ardhur pasi ka plasur kokën në një prej bordurave të bulevardit të Vlorës. Trupi i pajete është dërguar ne morgun e spitalit rajonal të qytetit