“Plumbi i Artë”, dëshmon kambisti i grabitur: Dumani më qëlloi, Talo Çelën e njoha nga televizori

“Plumbi i Artë”, dëshmon kambisti i grabitur: Dumani më qëlloi, Talo Çelën e njoha nga televizori

Në seancën e së enjtes të dosjes “Plumbi i artë” Gjykata e Posaçme dëgjoi dëshminë e Xhemal Liçit, kambistit të grabitur dhe qëlluar me armë nga i penduari, Nuredin Dumani. “Jam pyetur më herët në prokurori për ngjarjen e 19 dhjetorit 2012. Merresha me këmbim valute. Unë dilja në 6:30 nga shtëpia në lagjen Kala në Elbasan. Dola, nuk pandeha se do më qëllonin. Dola dhe futa lekët në makinë. Kisha 12 mln të reja me vete. I kisha në një çantë lekët. I lashë në bagazh dhe u ktheva të mbyll derën e shtëpisë. Pastaj pashë që ishin 4 vete. Më qëlloi njëri, 2 herë në gjoks dhe 2 në këmbë”, tha dëshmitari,. Dëshmitari tha më tej se personat me pas morën paratë, ndërsa...