Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Raphinha me Flick si Iniesta me Guardiolën dhe… tripleta sezonale në sfond
Kontributi i Raphinha te Barcelona aktuale është e madhe në fushë, por po ashtu vlen edhe roli i tij udhëheqës në dhomën e zhveshjes. Një imazh i fundit tregon kapitenin duke iu drejtuar trajnerit të ulur në stol, Hansi Flick, pavarësisht fitores ndaj Alavés, përpara ndeshjes së madhe kundër Atlético Madridit, ku Raphinha shënoi golin e parë nga tre që i dhanë fitoren Barcelonës. Ai ka pranuar publikisht: “E di që ndonjëherë jam i bezdisshëm, ndonjëherë tepër, por mendoj se është e rëndësishme ta shtypim kundërshtarin. Do të kërkoj nga shokët e skuadrës që të japin më shumë, marr përgjegjësinë”. Ky moment i komunikimit midis lojtarit dhe trajnerit kujton skenën e vitit 2008, kur Andrés Iniesta iu drejtua privatisht Pep Guardiolës për t’i dhënë besim...