Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Gatti operon meniskun e gjurit të djathtë, ja kur pritet të rikthehet në fushë
4 Dhjetor 2025 11:55 Alfred Lleshi Federico Gatti ka kaluar me sukses operacionin pas dëmtimit të meniskut gjatë ndeshjes së “Coppa Italia” kundër Udinese. Mbrojtësi bardhezi u operua sot në mëngjes në Nantes nga dr. Bertrand Sonnery-Cottet dhe dr.Loïc Geoffroy. Juventusi konfirmoi lajmin përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Gatti pritet të mungojë të paktën një muaj. Ja njoftimi zyrtar: “Këtë mëngjes, Federico Gatti iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale selektive artroskopike të meniskut medial të gjurit të djathtë. Operacioni, i kryer nga dr. Bertrand Sonnery-Cottet dhe dr. Loïc Geoffroy, në prani të përgjegjësit shëndetësor të klubit dr. Luca Stefanini, në ‘Clinique Santé Atlantique’ të Nantes, ka rezultuar i suksesshëm dhe lojtari ka nisur menjëherë programin e rehabilitimit”.