‘Makthi’ i famës! Momenti i errët i Brigitte Bardot: Më shpëtoi një mrekulli

‘Makthi’ i famës! Momenti i errët i Brigitte Bardot: Më shpëtoi një mrekulli

Brigitte Bardot mendon se është një “mrekulli” që nuk vdiq pas disa përpjekjeve për t’i marrë jetën vetes. 91-vjeçarja bën rrëfimin tronditës në një dokumentar të publikuar së fundmi, “Bardot.” Sipas The Sunday Times, ajo tregon se është përballur me depresionin përgjatë gjithë jetës, edhe në pikun e famës dhe u përpoq të vetëvritej. “Isha duke u vetëvrarë dhe u shpëtova nga një mrekulli”, shprehet ajo, por nuk e përcakton cila ishte kjo mrekulli. Aktorja shton se lufton ende me depresionin. “Zgjohem çdo mëngjes dhe jam e trishtuar.” Ylli i kinemasë ka gjetur ngushëllim te kafshët dhe aktivizmi për to. “S’më intereson nëse njerëzit më kujtojnë. Ajo që do të doja vërtet është që njerëzit të kujtojnë respektin që u detyrohemi kafshëve. Sa më shumë përparoj...