Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Tri letra të panjohura të poetit shqiptar që u ekzekutua
Tri letra të panjohura të poetit që u pushkatua Nga Uran Butka Pikërisht ditën e 26 shkurtit 2021, të premten, pra, ditën e përvjetorit të 70-të të pushkatimit të poetit Manush Peshkëpia më 26 shkurt 1951, zbulova në Arkivin e Shtetit tri letra të panjohura të tij, që mbajnë datat 30 qershor 1944, 31 korrik 1944 dhe 17 gusht 1944, Fondi 54, dosja 67 dhe që i drejtohen Sotir Kolesë, atdhetarit dhe dijetarit të shquar. Ishte rastësi, apo një zë i paplotësuar, i paqetë, që nuk rreshti së trokituri tek unë pikërisht atë ditë?Zërat e pavdirë, që vijnë nga e kaluara dhe që përbëjnë nënkrësën tonë, duhet të jemi të aftë t’i kapim, t’i dëgjojmë dhe t’i ndjejmë, për të kuptuar rrënjët tona. Zëri i Manush Peshkopisë na...