Ismail Syla: Shtegu, monopati, shtegtari

Ismail Syla: Shtegu, monopati, shtegtari

Ontologjia tokësore e rrugës së parë Nga Ismail Syla Përkufizimi i shtegut si gjurmë e njeriut që i përsërit hapat e vet, nuk di se cilës fushë i përket më shumë, asaj semantike, figurative letrare, apo filozofike teorike. I takoi njërës ose tjetrës më shumë a më pak, kjo fjalë ka potencë të madhe interpretimi. Prejardhja dhe tingullimi estetik Fjala “shteg”, konsiderohet shprehje e mirëfilltë autoktone e leksikut të shqipes, me rrënjë të vjetra popullore. Në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe nis me kuptimin për fjalën kosovare “shtek”, thyerje e gardhit, për të dhënë edhe gjendje tjera gjerësisht. Shtegu është rrugicë e ngushtë që të çon diku përmes fushës, malit, pyllit. Mund të përdoret nga njerëz, kafshë, por mund ta ketë hapur edhe erozioni...