“Ju ka ardhur fundi, bashkëpunoni me drejtësinë”, debat Balla-Shehaj! Kreu i Grupit të PS: Laje gojën dhe bëj gargar me ujë të kripur Vlore

“Ju ka ardhur fundi, bashkëpunoni me drejtësinë”, debat Balla-Shehaj! Kreu i Grupit të PS: Laje gojën dhe bëj gargar me ujë të kripur Vlore

Deputeti i “Partisë Mundësia” Agron Shehaj ka debatuar me kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla gjatë seancës së sotme plenare. Shehaj i tha mazhorancës se “u ka ardhur fundi” dhe “duhet të bashkëpunojnë me drejtësinë”, ndërsa Balla i kërkoi që të flasë me kujdes kur përmend emrin e tij. Agron Shehaj: ‘Unë nuk flas keq për gjykatësit dhe prokurorët’ thotë Taulant Balla. S’ia mban Taulantit se ka frikë se përfundon si të tjerët. Nuk e shmangni dot daljen para drejtësisë. Ky është një ndryshim historik. Dilni dhe bashkëpunoni me drejtësinë sepse ju ka ardhur fundi. Taulant Balla: Kur të përmendësh emrin tim, laj gojën, por bëje gar-gar me ujë të kripur Vlore se po u pendua Lul Basha do tregojë se sa para...