Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe u ‘arratis’ duke përplasur automjetin e Policisë, në kërkim 26-vjeçari në Kurbin
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin shpallën në kërkim shtetasin K. V., 26 vjeç, banues në fshatin Fushë Kuqe, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin që drejtonte, por ka vijuar lëvizjen. Gjatë largimit, automjeti përplasi automjetin e Policisë që u dëmtua pjesërisht. Punohet për kapjen e 26-vjeçarit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme. Top Channel