Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Foltoret e Salianjit, Berisha: Agjendë personale, le ta vazhdojë sa të ketë qejf
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar këtë të enjte foltoret që ka nisur të mbajë ish deputeti Ervin Salianji. Në një deklaratë për mediat, Berisha e quan një agjendë personale këto lëvizje, teksa shtoi se si anëtar Kryesie që është, ta vazhdojë foltoren e tij për sa kohë të dojë. “Është një anëtar kryesie, i cili ka një axhendë personale, i uroj ta vazhdojë sa të ketë qejf. I përgëzoj strukturat e Durrësit që nuk u mashtruan nga një takim me axhendë strikt private. Të deklarosh se militanti demokrat nuk dëgjohet, nuk ka mashtrim më të madh se para jush dhe të gjithë shqiptarëve, këto katër vite militanti demokrat ka votuar sa kurrë në ekzistencën e tij. Dhe vota është mënyra më e...