Tentoi të nxirrte nga Shqipëria mbi 22 mijë euro pa i deklaruar, procedohet 54-vjeçari

Tentoi të nxirrte nga Shqipëria mbi 22 mijë euro pa i deklaruar, procedohet 54-vjeçari

Një 54-vjeçar është proceduar pasi tentoi të nxirrte jashtë Shqipërisë mbi 22 mijë euro të padeklaruar. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin D. H., 54 vjeç, banues në Elbasan. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. Top Channel