Apeli kërkoi që të rihetohet për ‘grup kriminal’, Zarka bën lëvizjen e radhës, rekurs në Gjykatën e Lartë

Apeli kërkoi që të rihetohet për ‘grup kriminal’, Zarka bën lëvizjen e radhës, rekurs në Gjykatën e Lartë

aurel zarka TIRANË- Një ditë pasi gjykata e Apelit të Posaçëm vendosi kthimin e dosjes së Aurel Zarkës për rigjykim, nën dyshimet se ai ka vepruar si grup kriminal, ky i fundit reagoi menjëherë duke ushtruar rekurs në Gjykatën e Lartë. Zarka ka apeluar vendimin me 4 vite burg të dhënë nga Gjykata e Posaçme, ndërkohë që në Gjykatën e Lartë relator për rekursin e tij është caktuar Sokol Binaj, i cili më pas do të vendosë edhe datën se kur do të zhvillohet seanca për ish-kryeprokurorin e Vlorës. Sipas vendimit të Apelit të Posaçëm, i cili u bë dje publik, provat dhe rrethanat tregojnë qartë se jo vetëm Zarka, por edhe tre të pandehurit e tjerë të çështjes kanë bashkëpunuar si një grup i...