Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Fermerët grekë vijojnë protestat, “paralizohet” lëvizja në aksin Kakavijë-Janinë
kakavije KAKAVIJË- Aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të bllokohet edhe sot për rreth 4 orë për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët. Bllokimi do të nisë nga ora 19:00 deri në orën 22:00, ndërsa do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. Njoftimi: Kakavijë/ Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në fshatin Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve...