Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“S’ia mban Taulantit”/ Shehaj përplaset me Ballën në Kuvend, deputeti socialist: Laj gojën para se të më përmendësh…
Një përplasje ka ndodhur në Kuvend këtë të enjte mes Agron Shehajt dhe Taulant Ballës. Shehaj kërkoi interpelancë me kryeministrin Rama dhe u ndal te kreu i Grupit të PS-së, duke thënë: “Del Taulant Balla dhe thotë: ‘Pyesni ChatGPT’. Taulant Balla thotë që s’flet keq për gjykatësit dhe prokurorit. S’ia mban Taulantit. E keni të kotë. Ky është një ndryshim historik”. Pas kësaj, Balla iu kthye Shehajt, duke u shprehur se: “E dëgjoj shpesh këtë deputetin që për t’u bërë interesant në rrjetin e tij social bërtet dhe kujton se është interesant dhe kur ia fut kot. Ti kur të përmendësh emrin tim, laje gojën dhe bëje gargarën me ujë të kripur Vlore”.