“Qumështi i fshatarit është mit”, eksperti shpjegon rrezikun e padukshëm

“Qumështi i fshatarit është mit”, eksperti shpjegon rrezikun e padukshëm

Siguria ushqimore është grupkapitulli i fundit për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Standarde të larta sigurie, gjurmueshmërie për t’i garantuar konsumatorit blerjen e një produkti që i plotëson të gjitha kriteret. Programi “Aldo Morning Show” në Tv Klan ndalet te një shembull konkret: qumështi  në shishe plastike te shitësit që gjenden në trotuaret e rrugëve. Shpesh ky produkt shihet si më i sigurt krahasuar me atë që ndodhet në raftet e supermarketeve, por eksperti Ilir Pilku thotë të kundërtën. “Ne duhet të konsumojmë qumësht të kontrolluar dhe qumësht të kontrolluar kanë vetëm fabrikat e licencuara. Kuptohet që kanë standarde, laboratorë, por kanë edhe analiza risku për të cilat kontrollohen nga Autoriteti i Kontrollit Ushqimor.” Në qumështin që shitet në supermarket shpesh shohim të renditur elementë...