Protesta e fermerëve, bllokohet aksi Kakavijë-Janinë

Protesta e fermerëve, bllokohet aksi Kakavijë-Janinë

Policia Kufitare Kakavijë ka njoftuar se është informuar nga autoritetet homologe greke se sot, nga ora 19:00 deri në 22:00 (ora greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në segmentin që kalon nga fshati Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës së fermerëve në Greqi. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë këtyre orëve do të lejohen të kalojnë vetëm automjetet me emergjenca shëndetësore. Policia Kufitare Kakavijë u bën thirrje qytetarëve që planifikojnë udhëtime drejt territorit grek të tregojnë mirëkuptim dhe të planifikojnë lëvizjet me automjete në orare të tjera të ditës, për të shmangur vonesat dhe vështirësitë në qarkullim.