Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
“Balluku”, PD kërkoi interpelancë me Ramën, Peleshi e rrëzon: Të flasë më parë Gjykata Kushtetuese
Niko peleshi dhe gazment bardhi TIRANË- Socialistët kanë rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike, për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama, për çështjen “Balluku”. Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, tha se kjo çështje nuk u pranuar për interpelancë, pasi tashmë është duke u diskutuar në Gjykatën Kushtetuese, pas pranimit të ankimimit të bërë nga kryeministri Edi Rama. Me 77 vota të socialistëve, kërkesa e Gazment Bardhit për interpelancë u rrëzua. “Kam argumentuar mospranimin e kërkesës për interpelancë. Objekti i kërkesës për interpelancë është aktualisht në shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, e cila po vlerëson nëse kërkesa është e pranueshme për shqyrtim në seancë plenare. Kërkesa për interpelancë urgjente sipas rregullores nuk duhet pranuar sepse çështja është në shqyrtim në GJK. Është ky organ që do japë një interpretim...