Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
“Kam pirë 100 kafe me Ervinin, se piva një tjetër…”/ Nga Shehu, Tabaku dhe Korreshi…Si e komentojnë demokratët ‘foltoren’ e Salianjit?
partia demokratik TIRANË- Lëvizja më e re e ish-deputetit Ervin Salianji, i cili ka nisur një tur takimesh me pjesë të strukturave të opoiztës, ka shkaktuar tension dhe reagime brenda PD-së. Ditën e sotme, pak para nisjes së seancës plenare të Kuvendit, disa prej deputetëve demokratë janë prononcuar shkurtimisht për mediat. I pyetur për takimet e demokratit Salianji, deputeti Tritan Shehu u shpreh për mediat se nuk do të komentojë zgjedhjet personale të çdo njeriu. Xhelal Mziu gjithashtu nuk u ndal të komentonte gjatë, teksa u shpreh: “Çdo demokrat është i mirëpritur kudo dhe për të qenë një armë më shumë kundër kësaj qeverie”. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe Tomorr Alizoti, duke mos pranua të komentojë për mediat: “Keni ndonjë pyetje për qeverinë? Ai është miku im dhe...