“Kur të përmendësh emrin tim laj gojën”, përplasje mes Ballës dhe Shehajt: Bëje gargarën me ujë Vlore

“Kur të përmendësh emrin tim laj gojën”, përplasje mes Ballës dhe Shehajt: Bëje gargarën me ujë Vlore

agron shehaj dhe taulant balla TIRANË- Ka pasur një replikë në Kuvend mes deputetëve Agron Shehaj dhe Taulant Balla, në lidhje me qëndrimin që po mbajnë socialistët, për pezullimin e Belinda Ballukut. Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj, u shpreh se socialistët po shmangin dhënien e llogarisë, dhe Taulant Balla nuk ka guxim të mbajë një qëndrim, duke thënë se duhet pyetur Chat gpt. "Nuk e di se si do ta zgjidhim këtë problemin e mohimit të të drejtës për interpelancë që si deputet kam. Kam kërkuar në 2 muaj me Ballukun, por tani nuk është më ministre. I shpëtoi interpelancës por përfundoi më keq. Por kam një kërkesë për interpelancë edhe me kryeministrin. E kuptoj se kërkoni të shmangni llogaridhënien por s’i shpëtoni dot....