Chiellini: Historia e Juventusit është e ndërtuar me cikle, duam të fitojmë trofe sa më shpejt

Chiellini: Historia e Juventusit është e ndërtuar me cikle, duam të fitojmë trofe sa më shpejt

Giorgio Chiellini, drejtori i strategjive te Juventusi, para anëtarëve të klubit “Urbe Bianconera”, tha: “Historia e Juventusit është e ndërtuar me cikle të mëdha fituese dhe anticikle. Fatkeqësisht, tani jemi në një anticikël ku nuk kemi fituar për një kohë. Shpresojmë të kthehemi sa më shpejt… Ambicia duhet të jetë maksimumi, por nevojitet ekuilibër në gjykime dhe pritshmëri”. Ai vuri në dukje ndryshimet në futbollin italian: “Juventusi i 10, 20, 30 viteve më parë nuk ekziston më. Bota ka ndryshuar, bashkë me të edhe futbolli. Nuk mund të bëjmë krahasime me të kaluarën, duhet t’i njohim ato vlera dhe të rifillojmë prej aty”. Optimizëm nga “Coppa Italia”: “Goli i bukur i David, fatkeqësisht u anulua, ishte jashtë loje. Për ata që vijnë te Juve, gjithmonë...