“Rama të japë llogari…”, Bardhi: Është urdhërues i aferës së Llogarasë

“Rama të japë llogari…”, Bardhi: Është urdhërues i aferës së Llogarasë

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, në fjalën e tij në parlament, foli sërish për çështjen e zv/kryeministres Belinda Balluku. Bardhi u shpreh se Rama duhet të jap llogari në parlament. Sipas tij, kryeministri është urdhërues i aferës së Llogarasë. Sipas Bardhit, Rama flet vetëm me veten dhe nuk flet dot të vërtetën në parlament. “Ne kemi kërkuar interpelancë me kryeministrin, sepse ai ka ndërhyrë tek drejtësia për një anëtare të qeverisë. Ai nuk është konsultuar me parlamentin. Ju thatë se duhet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Del dhe mbron të pandehurën ministre me video selfie si mjet presioni ndaj Gjykatës Kushtetuese. Rama të japë llogari, u fshihet deputetëve të Kuvendit. Qeveria ka numrin dy të pandehur me tendera. Ç’punë ka kryeministri...