Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Topalli: Qeveria, e përmbysur nga pesha e jashtëzakonshme e korrupsionit të këtij pushteti
Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, në Kuvend ka akuzuar qeverinë se është e përfshirë tërësisht në korrupsion. Topalli theksoi se për tre muaj “është përmbysur” çdo gjë nga pesha e korrupsionit. “Kjo qeveri është e zhytur kokë e këmbë në skandale. Treçereku i qeverisë që keni këtu është i zhytur në skandal. Drejtoni një qeveri që është si një anije që ka marrë ujë dhe timonieri e ka humbur drejtimin – dhe timonieri është kryeministri”, tha Topalli, shkruan A2. “Ndaj, kërkojmë të jeni të përgjegjshëm për situatën në të cilën ndodhemi, pasi nuk keni më mazhorancë. Nuk është përmbysur si disa qytete nga uji, por nga pesha e jashtëzakonshme e korrupsionit të këtij pushteti”, shtoi ajo.