Burimi:
Standard.al
Foto © Standard.al
Arsimi dhe Shëndetësia drejt shkatërrimit total: Rama ul fondet për dy sektorët më jetikë të vendit
Arsimi dhe Shëndetësia drejt shkatërrimit total: Rama ul fondet për dy sektorët më jetikë të vendit Fondet për arsimin do të vijnë në ulje si në raport me PBB-në, ashtu edhe me shpenzimet buxhetore, sipas parashikimeve në buxhetin afatmesëm 2026-2028. Shqipëria alokon pak fonde për arsimin. Sipas INSTAT, shpenzimet publike për arsimin në vitin 2022 ishin vetëm 2,9% e PBB-së, ndërsa këtë vit pritet të arrijnë në 2.4% të PBB dhe në vitin 2028 do të jenë vetëm 2.1% të PBB-së. Kjo tregon se teksa ekonomia rritet, ndahen më pak fonde për arsimin. E njëjta praktikë po ndodh edhe me shëndetësinë. Fondet për arsimin ulen jo vetëm në raport me PBB-në, por edhe me shpenzimet totale buxhetore. Këtë vit buxheti i arsimit është sa 7.5%...