Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
NATO do të vazhdojë të blejë armë nga SHBA për Ukrainën
Shtetet e NATO-s në takimin e ministrave të Jashtëm në Bruksel ranë dakord, që edhe vitin e ardhshëm të lëvrojnë miliarda për blerjen e armëve dhe municoneve për Ukrainën. Çdo muaj do të blihen për të paktën një miliardë dollarë amerikan (900 milion euro) armatime nga prodhimet e SHBA-së. Bëhet fjalë për blerjen e raketave pritëse për sistemet e mbrojtjes ajrore, por edhe për sisteme ofensive, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. Gjithsej mund të nevojiten rreth 15 miliardë dollarë, thuhet më tej. Gjermania premton së shpejti miliona të mëtejshme Edhe Gjermania, sipas ministrit të Jashtëm Johann Wadephul do të marrë pjesë me një volum të konsiderueshëm. Ministri kritstiandemokrat deklaroi, se Gjermania do të lëvrojë gjithsej 200 milion dollarë (rreth 172 milionë euro) për dy paketa të...