Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Dhunoi vëllanë dhe i theu dritaren e banesës, ndalohet 44-vjeçari në Sarandë
Një 44-vjeçar është ndaluar në Sarandë, pasi ushtoi dhunë dhe theu dritaren e vëllait të tij. Sipas uniformave blu, shtetasi ,e iniciale E.K., ka ushtruar dhunën psikologjike dhe fizike në mënyrë të përsëritur ndaj shtetasit me iniciale K.K. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë ndaluan me iniciativë shtetasin E. K., 44 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë, pasi më datë 03.12.2025, dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij, shtetasit K. K., 51 vjeç, si dhe i ka thyer dritaren e banesës. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë. Top Channel