Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Misteri i një vrasjeje në Angli zgjidhet pas 20 vitesh, ja çfarë i ndihmoi hetuesit të zbulonin autorin e vërtetë
Pas dy dekadash, Policia e Sussex ka njoftuar se ka identifikuar burrin që besohet të jetë përgjegjës për vrasjen e 35-vjeçares Jennifer Keeley, e cila u gjet e vdekur në një strehë bregdetare në Eastbourne më 22 janar 2005. Gruaja ishte goditur me thikë disa herë, kishte një plagë me armë zjarri në pjesën e pasme të kokës dhe trupi i saj ishte djegur. Së bashku me provat nga vendi i ngjarjes, oficerët gjetën edhe një bisht cigareje me një profil të plotë gjenetik të një burri i cili u identifikua nga ADN-ja në trup dhe në gjakun e Jennifer, por nuk kishte përputhje në bazën e të dhënave, sipas Independent. Dy të dyshuar u arrestuan në vitin 2005, por u liruan për shkak të...