‘Si Shqipëria humbi shansin e industrisë së pjesëve të Fiatit e Toyota-s’, Shehaj: Po largoheshin nga Serbia…

‘Si Shqipëria humbi shansin e industrisë së pjesëve të Fiatit e Toyota-s’, Shehaj: Po largoheshin nga Serbia…

Shqipëria ka humbur një sërë mundësish strategjike për zhvillimin ekonomik, duke nisur nga industria e pjesëve të automjeteve dhe deri te potenciali i pashfrytëzuar i teknologjisë së informacionit, ku dyshimet për abuzime financiare arrijnë shifra marramendëse. Një analizë e detajuar e politikave ekonomike të ndjekura tregon për një model dështimesh strategjike që kanë lënë pasoja të thella në ekonomi dhe punësim. Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj për ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV tregon se një nga shanset më të mëdha të humbura lidhet me industrinë automotive. Kur kompani gjigante si Fiat dhe Toyota, në procesin e largimit nga Serbia, kishin shfaqur interes për t'u zhvendosur në Shqipëri. Kjo mundësi do të krijonte mijëra vende të reja pune dhe do të poziciononte Shqipërinë në hartën e...