Thikë me dy presa! India mes SHBA-vë dhe Rusisë, çfarë do të sjellë takimi Putin-Modi

Thikë me dy presa! India mes SHBA-vë dhe Rusisë, çfarë do të sjellë takimi Putin-Modi

Kur avioni i Presidentit rus Vladimir Putin do të zbarkojë në New Delhi, ai do të pritet me ceremoninë tipike të një partneri të vjetër strategjik. Por kryeministri Narendra Modi ndodhet përballë një dileme të madhe e delikate: të ruajë një aleancë tradicionale me Rusinë, ndërsa njëkohësisht kërkon të thellojë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara. India mes dy fuqive Nga Rusia, India kërkon armë, naftë të lirë dhe një partneritet të ngushtë të trashëguar në fakt që prej Luftës së Ftohtë. Ndërsa nga SHBA-të kërkon teknologji, investime dhe mbi të gjitha, uljen e tarifave të ashpra që presidenti amerikan Donald Trump i vendosi Indisë, pjesërisht si ndëshkim për blerjen e naftës ruse. Modi po tenton të mbajë të dyja palët afër duke shfrytëzuar pozitën e...