Si firmat e mëdha të modës promovojnë luksin, duke shfrytëzuar maksimalisht punëtorët

Si firmat e mëdha të modës promovojnë luksin, duke shfrytëzuar maksimalisht punëtorët

Industria e modës, e cila ndërton imazhin e saj mbi shkëlqimin, luksin dhe perfeksionin, po përballet me një prej pasqyrimeve më të errëta të viteve të fundit. Hetimet e Prokurorisë së Milanos kanë zbuluar një sistem të gjerë nënkontraktimesh, ku punëtorë të varfër, kryesisht emigrantë kinezë, punojnë në kushte të rënda, me pagesa minimale, për të prodhuar veshjet dhe aksesorët, që mbajnë logot e firmave më të famshme në botë. Dhe megjithëse nuk janë akuzuar drejtpërdrejt, emrat e mëdhenj janë sërish në qendër të vëmendjes: Dolce & Gabbana, Prada, Versace, Gucci, Ferragamo, Yves Saint Laurent, Givenchy, Adidas, Alexander McQueen e shumë të tjera. Hetimet e reja tregojnë se modeli i shfrytëzimit nuk është episodik, por i rrënjosur thellë në mënyrën sesi funksionon zinxhiri i prodhimit....