Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Reforma e re e taksës së pronës, eksperti shpjegon rritjen e kostove dhe ngadalësimin e shitjeve
Shqipëria ka nisur zyrtarisht zbatimin e reformës së re të taksës dhe pasurisë së paluajtshme, një nismë që synon krijimin e një sistemi modern dhe transparent të taksimit të pronës, të bazuar në vlerën reale të tregut. Reforma pritet të forcojë rolin e bashkive në mbledhjen e të ardhurave dhe ta afrojë vendin me standardet e Bashkimit Evropian. I ftuar në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” në RTSH1, vlerësuesi i pasurive të paluajtshme, Ervin Demirxhiu, theksoi se ndryshimet e reja kanë sjellë ndikime të menjëhershme në tregun e pasurive të paluajtshme. “Një pronë e pa rivlerësuar është një pronë që taksohet 15% ndërsa prona e rivlerësuar është 5% sigurisht që ka diferencë. Ne kemi pasur një treg shumë dinamik vitet e fundit që mund të themi se...