Hetimet për korrupsion dhe mashtrim në tendera, zbardhet dëshmia e Mogherinit: Pozicionin tim e kam …

Hetimet për korrupsion dhe mashtrim në tendera, zbardhet dëshmia e Mogherinit: Pozicionin tim e kam …

Pas marrjes në pyetje të ish zyrtares së lartë të BE, Federica Mogherinit, diplomatit Stefano Sannino dhe personit të tretë Cesare Zegrettit, thelbi i hetimit mbetet i pandryshuar. Ata dyshohen për mashtrim në tendera, korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional, raporton Ansa. Të tre u lanë të lirë, pa asnjë masë sigurie. Sipas hetuesve, nuk ekziston rrezik arratisjeje dhe parimi i prezumimit të pafajësisë mbetet plotësisht në fuqi. Vetë autoritetet që po koordinojnë hetimin i cili, sipas zyrës së anti-mashtrimit OLAF, ka nisur nga një kallëzim që po ngre gjithnjë e më shumë pikëpyetje në Bruksel, pranojnë se sinjalizimi mund të ketë ardhur nga brenda institucionit. Dyshohet se një “informator” i Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Evropian (EEAS), institucioni ku Mogherini dhe Sannino...