No Image Available

Investigimi/ Parku fotovoltaik i Xhafajt dhe Sakos në tokë të ‘vjedhur’, KLSH zbuloi shkeljet e Armando Subashit

Investigimi/ Parku fotovoltaik i Xhafajt dhe Sakos në tokë të ‘vjedhur’, KLSH zbuloi shkeljet e Armando Subashit Familjarë të Fatmir Xhafajt, pa asnjë lidhje me sektorin e energjisë, blejnë një kompani pa asnjë lloj aktiviteti, që vështirë se mund të quhen biznese aktive. Aplikojnë dhe përfitojnë pa asnjë pengesë për t’u bërë prodhues energjie, në fushën e parqeve fotovoltaike në Fier, që duket se është shndërruar në parkun e korrupsionit për prodhuesit e rinj të energjisë. Pa kapital e pa asnjë eksperiencë, kësaj kompanie për të zhvilluar lejen i duhej edhe prona. Dhe këtu do t’ju tregojmë një tjetër skandal, se si kompanisë së familjarëve të Fatmir Xhafajt iu dhurua toka, që në fakt duhet t’i përkiste banorëve të asaj zone. E për këtë është...