Komisionet parlamentare i hapin rrugë rikthimit të gjuetisë, OJF-të kërkojnë ndalimin e gjuetarëve të huaj

Komisionet parlamentare i hapin rrugë rikthimit të gjuetisë, OJF-të kërkojnë ndalimin e gjuetarëve të huaj

Pas vitesh ndalim përmes moratoriumit, gjuetia në Shqipëri pritet të rifillojë së shpejti, por këtë herë nën rregulla të reja. Projektligji i ri “Për gjuetinë” ka marrë dje dritën jeshile në Kuvend, duke u miratuar në parim dhe në tërësi gjatë një mbledhjeje të përbashkët të Komisionit të Bujqësisë dhe atij të Veprimtarive Prodhuese (Burimet Natyrore). Mbledhja, e drejtuar nga Blendi Klosi dhe Anila Denaj, u shoqërua me debate të forta gjatë seancës dëgjimore me grupet e interesit, ku organizatat mjedisore shprehën rezerva të thella për kapacitetet e shtetit për të kontrolluar territorin. Përfaqësuesit e OJF-ve mjedisore ngritën shqetësimin se hapja e gjuetisë mund të rikthejë masakrën ndaj faunës, për shkak të mungesës së kontrolleve efektive. Kërkesa më e fortë e shoqërisë civile ishte ndalimi...