Nga raportimi i KQZ e deri tek emërimet në institucione, çfarë pritet sot në Kuvend

Nga raportimi i KQZ e deri tek emërimet në institucione, çfarë pritet sot në Kuvend

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot, 4 dhjetor 2025, në orën 10:00, seancën plenare. Pritet diskutimi i një sërë çështjesh ndërsa në rend dite janë 20 pika, nga ratifikimet ndërkombëtare, ndryshime ligjore e deri te vendime të rëndësishme në institucionet mbikëqyrëse. Fillimisht pritet miratimi i procesverbalit të seancës së 2 dhjetorit 2025. Më pas, do të shqyrtohet raporti vjetor i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për vitin 2024. Projektligjet kryesore në rend dite Denoncimi i marrëveshjes së bashkëpunimit me fondacionin “Hanns-Seidel”, të ratifikuar në vitin 2007. Aderimi në Traktatin e Marrakeshit, që lehtëson aksesin në veprat e botuara për personat e verbër apo me vështirësi në lexim. Pranimi i ndryshimeve të Statutit të Romës për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, në lidhje me krimin e agresionit. Aderimi në Memorandumin e Mirëkuptimit...