Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Shtyhet padia e Ramës në GJK / Avokati: Pushteti gjyqësor po luan rolin e destabilizuesit!
Pasi tre gjyqtarët nuk arritën unanimitet të martën për të vendosur kalimin apo rrëzimin e padisë së kryeministrit për çështjen Balluku, Gjykata Kushtetuese shtynë me mbi një javë Mbledhjen e Gjyqtarëve. Avokati Idajet Beqiri, në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News tha se Gjykata Kushtetuese nuk është në nivelin e duhur. Ai tha se Gjykata po ngelet peng i politikës, duke mos u treguar në nivelin e saj. Gjithashtu gjatë intervistës, theksoi se pushteti gjyqësor nuk është në rolin e saj, dhe se sipas tij po luan rolin e destabilizuesit. “Ky pushtet gjyqësor edhe pse u bë një reformë e thellë dhe po mbushen afërisht 10 vite, ne po shohim që ky pushtet nuk po e merr dot veten. Reformat kanë ngecur....