Ekzekutimi i Mondi Mëhallës në Elbasan, sherr ortakësh apo pazare droge? I treti i arrestuar, bashkëpunëtor në krim…

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës në Elbasan, sherr ortakësh apo pazare droge? I treti i arrestuar, bashkëpunëtor në krim…

Numri i arrestuarve për vrasjen e biznesmenit Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla ka shkuar në tre. Pas prangosjes së 32-vjeçarit Xhino Ago, ish-ortakut të Mëhallës dhe Kujtim Pishës, rojes së karburantit ku ndodhi ngjarja, policia ka arrestuar edhe 29-vjeçarin Nevzat Spaho si person i dyshuar. Zyrtarisht blutë thonë se nga hetimi dyshohet se i riu është i përfshirë në ngjarjen e rëndë si bashkëpunëtor, por pa dhënë detaje të mënyrës se si ka bashkëvepruar më grupin. Mbi të rëndojnë akuzat e vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje. Në këtë fazë të hetimit, policia vijon të jetë hermetike mbi ngjarjen, pasi ka akoma detaje të pazgjidhura mbi motivin e saktë të ekzekutimit të 43-vjeçarit. Përveç konfliktit për biznes, pistë e rëndësishme,...