Ndërkombëtarët ndjekin nga afër zgjedhjen e kreut të SPAK, mesazh KLP-së të qëndrojë larg politikës

Ndërkombëtarët ndjekin nga afër zgjedhjen e kreut të SPAK, mesazh KLP-së të qëndrojë larg politikës

Ndërkombëtarët kanë vënë në monitorim Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Java që vjen do të jetë shumë e ngjeshur për anëtarët e këtij këshilli pasi në datën 9 dhjetor do të zgjidhet kreu i ri i Byrosë së Hetimit dhe në datën 11 kreu i ri i SPAK. Për kreun e BKH është propozuar emri i Joni Ketës dhe pritet të mos ketë surpriza. Ndërsa sa i takon kreut të SPAK janë në garë katër emra: Adnan Xholi, Klodian Braho, Doroleza Musabelliu dhe Elvin Gogaj. Që në shtator SHBA-BE dhe ambasadori gjerman kanë pasur takime në KLP, pasi kanë dyshime se politika mund të ndërhyjë në proces. Takimet janë rikthyer dhe mesazhet kanë qenë të prera. Ambasada gjermane njoftoi dje se ambasadori Bergner është takuar...