Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
RENDI I DITËS/ Mblidhet sërish Kuvendi, ja diskutimet që priten
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sërish ditën e sotme në seancë plenare në orën 10:00. Në rendin e ditës janë disa çështje, ku pritet të diskutohet edhe për Avokatin e Popullit, proces për të cilin një ditë më parë pati zhvillime. Në rend dite janë edhe disa projektligje për ratifikime ndërkombëtare, përfshirë marrëveshjen me Bankën Evropiane të Investimeve dhe BERZH për projektet hekurudhore dhe energjinë. RENDI I DITËS: Projektligji “Për denoncimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit tëMinistrave të Republikës së Shqipërisë dhe fondacionit Hanns-Seidel të Republikës Federale të Gjermanisë, ratifikuar me ligjin nr. 9781, datë 19.7.2007”. Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Marrakeshit për lehtësimin e aksesit në veprat e botuara për personat e verbër, me vështirësi në shikim...