Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Vijojnë sulmet izraelite në Gaza, 5 viktima në 24 orët e fundit, mes tyre dy fëmijë
Pesë palestinezë, përfshirë dy fëmijë, u vranë të mërkurën në mbrëmje në Rripin jugor të Gazës gjatë bombardimeve të ushtrisë izraelite, tha një spital në enklavën palestineze. Nga ana e saj, ushtria izraelite tha se kishte “goditur një terrorist të Hamasit” në “hakmarrje” për armiqësitë që lanë pesë anëtarë të saj të plagosur. Ambulancat sollën pesë trupa, përfshirë dy fëmijë të moshës 8 dhe 10 vjeç, si dhe “persona të plagosur”, pas “bombardimeve izraelite”, tha në një deklaratë një spital kuvajtian në sektorin Al-Mawasi të Khan Yunis. Tre viktimat e tjera ishin të moshës 30, 36 dhe 46 vjeç, sipas të njëjtit burim. Sipas Mbrojtjes Civile, një organizatë e ndihmës së shpejtë e lidhur me qeverinë e Hamasit, Izraeli “shënjestroi tendat e personave të zhvendosur...