Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Takimi i Witkoff dhe Kushner me Putin në Moskë, Trump: Ishte një takim shumë i mirë, ai do t’i japë fund luftës
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të hënën se takimi i të dërguarve të tij, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, me Presidentin rus Vladimir Putin në Moskë ishte “mjaft i mirë”, por nuk dha detaje mbi hapat e ardhshëm në negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. “Ai do të donte t’i jepte fund luftës”, tha Trump për Putinin, përpara se të sqaronte se kjo ishte “përshtypja” që Witkoff dhe Kushner morën nga takimi i tyre me numrin 1 të Kremlinit. “Nuk mund t’ju them se çfarë do të dalë nga ky takim, sepse duhen dy për të kërcyer tango”, u tha Trump gazetarëve, me sa duket duke iu referuar palës ukrainase. Trump: Putin would like to end the war, that is Witkoff and...