Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Nis Festivali i Letërsisë Evropiane në Tiranë, 12 autorë në edicionin e dytë, shkrimtarja Maja Haderlap e pranishme…
Nga Julia Vrapi Letërsia në qendër, Festivali Evropian këto ditë dhjetori e kthen Tiranën në skenën e fjalës së shkruar. Edicioni i dytë i Festivalit të Letërsisë Evropiane rikthehet këtë vit me një program të pasur dhe me një rëndësi të dukshme në jetën kulturore të kryeqytetit. Ngjarja mbledh shkrimtarë, përkthyes, studiues dhe lexues, duke e shndërruar kryeqytetin në një hapësirë dialogu dhe shkëmbimi idesh. Festivali këtë vit sjell 12 autorë, të cilët përfaqësojnë 13 shtete anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe do të zhvillohet deri më 6 dhjetor në vendin tonë . Festivali i Letërsisë Evropiane u çel të martën në Tiranë me një mbrëmje frymëzuese në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit, duke shënuar fillimin e pesë ditëve të letërsisë evropiane, bisedave, punëtorive dhe...