Ledion Lako në “Çdo gjë e shkëlqyer”, monodrama premierë këtë dhjetor në teatrin “Bylis”

Ledion Lako në “Çdo gjë e shkëlqyer”, monodrama premierë këtë dhjetor në teatrin “Bylis”

Monodrama “Çdo gjë e shkëlqyer” në skenën teatrore me aktorin Ledion Lako. Premiera e monodramës solli një mbrëmje të veçantë në skenën teatrore të qytetit të Fierit. Vepra me regji nga Altin Basha shënoi premierën absolute në skenën e teatrit “Bylis” të qytetit të Fierit, duke përcjellë dhe mesazhe te publiku. Teatri shprehej për një monodramë që të fut në zemër të emocioneve njerëzore, ku humori i hollë, improvizimi dhe dhimbja e heshtur krijojnë një shfaqje që prek shpirtin. “Tregimtari, që në fëmijëri, nis listën e tij të famshme të “gjërave të shkëlqyera” ato gëzime të vogla që mbajnë dritën gjallë, edhe kur jeta errësohet. Me rritjen e listës rritet edhe shpresa, ndërsa publiku përfshihet në çdo hap të rrëfimit. Një kujtesë e fuqishme se...