Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Lista serbe u refuzua të marrë pjesë në zgjedhje, ja reagimi i ambasadës amerikane dhe britanike në Prishtinë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 22 subjektet politike që do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme. Teksa u refuzua certifikimi i Listës Serbe, një tjetër parti ka mbetur pezull në këtë proces. Bëhet fjalë për Nismën Socialdemokrate, e cila është në pritje të certifikimit, sapo të plotësojë listën e nënshkrimeve. Moscertifikimi i Listës Serbe ka sjellë edhe reagimin e ambasadorit britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, i cili ka thënë se veprimet si ky e kërcënojnë reputacionin e Kosovës si demokraci multietnike, duke shtuar se shpreson se PZAP-ja do ta zhbëjë këtë vendim të KQZ-së. “Jam thellësisht i shqetësuar me përpjekjen e fundit të akterëve politikë për të penguar pjesëmarrjen e Listës Serbe në procesin zgjedhor. Veprimet të tilla kërcënojnë ta shkatërrojnë reputacionin e fituar...