“Mallkimi”/ La Shqipërinë dhe iu bashkua Zvicrës, Bajrami jashtë formës sportive

“Mallkimi”/ La Shqipërinë dhe iu bashkua Zvicrës, Bajrami jashtë formës sportive

Mbrojtësi Adrian Bajrami për kohë të gjatë ishte pjesë e Shqipërisë. Më 1 shtator, papritur, Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi se Bajrami më nuk do të grumbullohet me kuqezinjtë. 23-vjeçari vendosi të luante për Zvicrën, përfaqësuesen e vendit ku është rritur. Pasi me Shqipërinë nuk kishte luajtur ndeshje garuese, Bajrami e kishte të drejtën e ndërrimit të përfaqësueses. Dhe e shfrytëzoi këtë të drejtë. Zvicra e ftoi për ndeshjet e tetorit. Më 10 tetor ndaj Suedisë qëndroi në stol, ndërsa debutoi ndaj Sllovenisë më 13 tetor. Në ndeshjen e muajit të kaluar ndaj Kosovës sërish ishte në stol. Por forma e Bajramit ka shkuar duke rënë prejse u ftua nga Zvicra. Për këtë ka shkruar të mërkurën mediumi i njohur zviceran “Blick”. Bajrami po luan...