Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Premier League: Liverpool nuk di të ngrihet, Chelsea tronditet nga Leeds!
Liverpool barazoi 1-1 në Anfield dhe duket se tashmë shpresat për të ruajtur kurorën e Premier u shuan menjëherë. Sunderland rrezikoi i pari në minutën e 32-të, kur Trai Hume goditi fuqishëm drejt trekëndëshit, por Alisson reagoi në mënyrë fantastike duke devijuar topin në traversë. Liverpooli iu afrua golit në minutën e 44-të, por goditja me kokë e Alexis Mac Allister u ndal në shtyllën e majtë. Sunderland kaloi në epërsi në minutën e 67-të, kur një gjuajtje nga distanca e Chemsdine Talbi u devijua dhe përfundoi në rrjetë duke befasuar Alissonin. Pak çaste më vonë, Omar Alderete pati mundësinë të dyfishonte rezultatin, por goditja e tij me kokë u përplas në shtyllë.Liverpooli u rikthye në lojë në minutën e 81-të. Florian Wirtz, pas një...