Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Priten reshje bore, policia apel shoferëve: Tregoni kujdes, ka lagështi dhe ngrica në rrugë
olicia Rrugore i ka bërë apel shoferëve të tregojnë kujdes të shtuar, teksa vendi po përfshihet nga temperaturat e ulëta që pritet të sjellin bor¡ dhe ngrica në rrugë. Mesazhi i Policisë Rrugore: Apel për më shumë kujdes nga përdoruesit e rrugës, kryesisht në zonat malore, për shkak të reshjeve të dëborës. Policia Rrugore ka rritur prezencën e saj në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, lehtësimin e lëvizjes së automjeteve në akset ku ka ngarkesë dhe për të ndihmuar përdoruesit të rrugës, në raste nevoje. Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes gjatë lëvizjes, pasi ka prezencë të lagështirës dhe në disa akse rrugore malore, prezencë të dëborës. Drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të respektojnë sinjalistikën...