Ndërhyrjet estetike mund të shkaktojnë bllokim të enëve të gjakut, verbëri…

Ndërhyrjet estetike mund të shkaktojnë bllokim të enëve të gjakut, verbëri…

Ndërhyrjet estetike dhe injeksionet në fytyrë janë kthyer në një trend masiv vitet e fundit, por bashkë me popullaritetin është rritur edhe rreziku. Ekspertët paralajmërojnë se këto procedura, që shpesh duken të thjeshta dhe të sigurta, mund të shkaktojnë komplikacione serioze, përfshirë bllokimin e arterieve që çon në deformime të fytyrës dhe madje verbëri. Ky paralajmërim vjen pas një studimi ndërkombëtar, ku përmes ekografisë u analizuan 100 raste komplikacionesh të shkaktuara nga këto injeksioni/ ndërhyrje estetike. Sipas studimit, klinikat duhet të kryejnë ekografi para çdo injeksioni në fytyrë, me qëllim identifikimin e enëve të gjakut dhe shmangien e dëmtimit të tyre. Udhëheqësja e kërkimit, Dr. Rosa Sigrist nga Universiteti i São Paulo-s në Brazil, tha se edhe pse të rralla, rastet e “okluzionit vaskular”, kur mbushësi...