Rekord i ri botëror për Fabergé: ‘Veza e Dimrit’ shitet për 30.2 milionë dollarë

Rekord i ri botëror për Fabergé: ‘Veza e Dimrit’ shitet për 30.2 milionë dollarë

Një vezë kristali Fabergé e zbukuruar me diamante që dikur i përkiste familjes perandorake ruse është shitur për një çmim rekord prej 22.9 milionë paundësh (30.2 milionë dollarë) në Londër. Veza e dimrit - e cila konsiderohet si një nga krijimet më të bukura të argjendarit të famshëm - u ble nga një blerës anonim të martën, sipas shtëpisë së ankandeve Christie's, raporton BBC. Veza është e zbukuruar me 4,500 diamante dhe u porosit nga Cari Nikolla II në vitin 1913 si dhuratë Krishtlindjesh për nënën e tij, Perandoreshën e Vejushës Maria Feodorovna. Rekordi i mëparshëm për një vezë Fabergé ishte 8.9 milionë paund, i paguar në ankand në vitin 2007. Sipas Christie's, rezultati i ankandit është një rekord i ri botëror për Faberge-n, duke...