Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Pezullimi i Ballukut/ Balla: Mendova se ishte lapsus, përgjigjen e ka vetëm Kushtetuta
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ndau sot qëndrimin e tij në një studio televizive, lidhur me vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Ballulku. Balla u shpreh se në fillim kishte menduar se bëhej fjalë për ndonjë lapsus, pasi sipas tij është jashtë kompetencave të një gjykate. Sipas Ballës, Kushtetuta e përcakton mjaft qartë mënyrën sesi duhet vepruar në këto raste. “Kam përgënjeshtruar personin që përmendet (Berishën) për ministrat e pezulluar nepër botë dhe ju them me bindje të thellë se kam menduar se ka qenë ndonjë lapsus, se nuk më ka shkuar në mendje se ndonjë gjyqtar, për të cilët kam respekt, që t’i jetë referuar një kodi të procedurës...